Site icon Telegrafi

Icardi: Kualifikimi në Ligën e Kampionëve, më i lehtë këtë vit

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi ka theksuar se do të jetë më i lehtë për të arritur objektivi i kualifikimit në Ligën e Kampioneve këtë vit, pasi Serie A ka një vend shtesë.

Nerazzurrët synojnë të kthehen në garën më të madhe në Evropë, por kanë mbetur mbrapa në secilën prej dy sezoneve të fundit.

Lexo po ashtu Icardi: Nëse Perisic nuk është i lumtur duhet të largohet

Megjithatë, sipas Icardit, ky do të jetë viti kur Interi do kthehet në mesin e skuadrave më të mëdha evropiane.

“Gjëja e parë që synojmë si një skuadër është Liga e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Icardi në një konferencë shtypi sot.

“Në nivelin personal, unë dua të shënoj dhe të ndihmoj ekipin”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Icardi përshëndet tifozët shqiptarë të Interit (Video)

“Ka një vend shtesë [për Ligën e Kampionëve] këtë vit dhe do të jetë më e lehtë. Jam i sigurt që klubi është duke bërë çmos për tu kthyer në mesin e skuadrave të mëdha.

“Cilit ekipi i keni frikë më së shumti? Nuk ka frikë, por duhet të kesh respekt. Juventusi ka fituar në vitet e fundit, por fusha do ta thotë fjalën e fundit”.

“Ti shënosh Juventusit është gjithmonë e bukur, pavarësisht nga estetika”, përfundoi kapiteni i Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version