Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, është duke vazhduar të rikuperohet nga lëndimi.
Argjentinasi ka munguar në dy ndeshjet e kaluara të Nerazzurrëve shkaku i lëndimit, por pritet të kthehet në ndeshje me Torinon.
“Rikuperimi është duke shkuar mirë, jam duke punuar mirë si gjatë javës si tani”.
“Torino? Në futbollin italian çdo ndeshje është e vështirë dhe nuk duhet ta nënvlerësosh asnjë kundërshtarë”.
Icardi ka shënuar 12 herë për Interin këtë kampionat. /Telegrafi/