Mauro Icardi thotë se është një nder të jesh kapiten i Interit pas Javier Zanettit, teksa shton se është i dashuruar me këtë ekip.
Sulmuesi argjentinas ka trashëguar shiritin e kapitenit të zikaltërve nga Andrea Ranocchia, por është duke ndjekur gjurmët e shokut të tij argjentinas, Zanettit, me shiritin në krah i cili i krenari atij.
“Nuk e di nëse unë jam një kampion, por do të bëj shumë përpjekje për t’u bërë një i tillë”, ka thënë Icardi në mbrëmje gala të organizuar nga klubi.
“Të jesh kapiten i këtij ekipi pas Zanettiy është një nder dhe një burim krenarie”, përcjell Telegrafi.
“Unë e dua këtë ekip, dhe duke qenë kapiten është edhe më mirë”, përfundoi sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/