Site icon Telegrafi

Icardi krenar që është kapiten i Interit, ëndërron ‘Topin e Artë’

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi është gati për derbin lokal ndaj Milanit.

Por qëllimi i argjentinasit është që një ditë ta fitojë çmimin individual ‘Topin e Artë’.

Ai gjithashtu ka deklaruar se është krenar që bartë shiritin e kapitenit të Interit.

“Jam krenar që barti këtë fanellë dhe jam kapiten i Interit. Ëndërroj që ta fitoj ‘Topin e Artë’ në të ardhmen edhe pse ka shumë lojtarë të mirë në qarkullim”, deklaroi Icardi.

Tutje argjentinasi foli edhe për rikthimin e Kombëtares së Argjentinës.

“Jam duke punuar shumë që të rikthehem. Kam tre vite që mungoi por do të rikthehem”.

“Për të luajtur me Argjentinën e kam refuzuar edhe Italinë dhe nuk jam penduar për këtë”, tha Icardi. /Telegrafi/

Exit mobile version