Site icon Telegrafi

Icardi me kontratë dhe klauzolë të re

Mauro Icardi do të ketë një klauzolë lirimi prej 110 milionë eurosh në kontratën e tij te Interi, por do të ketë gjithashtu një afat deri më 20 korrik.

Sulmuesi argjentinas më në fund ka rifituar thirrjen në skuadrën e Argjentinës pas disa vitesh duke qenë vazhdimisht një nga më të mirët në Serie A.

Lexo po ashtu Icardi në histori të Interit, vetëm katër lojtarë më të mirë si ai

Paraqitjet e mira dhe ftesa e kombëtares Albiceleste ka të ngjarë të shpërblehet me një kontratë të re dhe të përmirësuar nga Nerazzurrët.

Lexo po ashtu Icardi rrëfen momentin si ia ‘mori’ gruan shokut Maxi Lopez (Foto)

Sipas gazetës Corriere dello Sport, kontrata e re do të përfshijë një klauzolë lirimi prej 110 milionë eurosh, e cila vlen vetëm për klubet jashtë Italisë.

Elementi më i rëndësishëm është kjo klauzolë do të mund të aktivizohet vetëm deri në 20 korrik çdo vit.

Kjo do të shmangte transferimin e tij në ditët e fundit të afatit kalimtar dhe do t’i jepte mjaft kohë për të gjetur një zëvendësim nëse Icardi duhet të lëvizë para 20 korrikut. /Telegrafi/

Exit mobile version