Site icon Telegrafi

Icardi kërkon pagë nëntë milionë euro te Interi

Icardi vazhdoi formën e mirë dhe me gola (Foto: Inter/Twitter)

Interi besohet se i ka ofruar Mauro Icardit kontratë të re të vlefshme deri në 8 milionë euro përfshirë bonuset.

Por, futbollisti i Interit kërkon 9 milionë euro për të përmbushur synimete tij kontraktuale.

Ëanda Nara që është edhe bashkëshortja edhe agjentja e lojtarit kohë më parë ka thënë se këtë verë ose do të ketë kontratë të re me Interin, ose ai do të largohet nga klubi italian.

(Foto: Getty Images)

La Gazzetta dello Sport shkruan se një propozim ishte vendosur për të rritur atë nga 110 milionë euro në 150 milionë euro dhe është parashikuar rritja e pagës.

Një bonus tjetër i pagës përfshin vlerën e 6.3 milionë eurove duke e çuar totalin në 7.5 deri 8 milionë euro.

Sidoqotë, ekipi i Icardit me në krye gruan e tij kërkojnë afro 9 milionë euro që do ta bënin atë edhe lojtarin më të paguar në Serie A.

Icardi nuk do të paraqitet në Kampionatin Botëror, Rusia 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version