Sulmuesit të Interit, Mauro Icardi, nuk po i ngutet për një tjetër rinovim.
Argjentinasi thotë se është i lumtur te klubi nga Milano dhe se nuk e ka ndërmend të largohet.
“Ka shumë thashetheme. Kur ofertat do vijnë ne do t’i vlerësojmë ato, por jam i lumtur te Interi”, ka thënë Icardi fillimisht për Radio Onda Cero.
Icardi me shokë do të përballën nesër (e mërkurë) me Barcelonën në Ligën e Kampionëve dhe argjentinasi e ka komentuar edhe këtë përballje:
“Ndjej keqardhje pasi Messi nuk mund të luajë, është gjithmonë mirë të përballesh me lojtarë të mëdhenj dhe ai është më i miri në botë”.
“Ne dimë se është humbje e madhe për ata, kemi kualitete për t’i mposhtur”, ka shtuar ai.
Icardi ka klauzolë vetëm 110 milionë euro, e cila vlen për klubet e huaja vetëm për dy javët e para të korrikut./Telegrafi/