Telegrafi

Icardi: Isha i pari që e dija për largimin e Mancinit, Moratti i mirëseardhur për t’u rikthyer

Gjatë përurimit të librit të tij autobiografik ‘Gjithmonë përpara – Historia ime sekrete e suksesit”, Mauro Icardi, është ndalur të flas edhe për të kaluarën e tij.

Ai ka folur për ish-trajnerin, Roberto Mancini dhe ka zbuluar se ai ishte i pari që e ka ditur për largimin e teknikut italian.

“Biseduam në gusht dhe më tha se mes tij dhe Interit kishte përfunduar çdo gjë. Isha i vetmi në atë kohë që e dija për largimin e tij. Kur ai është larguar jemi dëgjuar në telefon dhe jemi përshëndetur. Ne futbollistët jemi mësuar me këto gjëra”.

“Massimo Moratti? Dëgjohemi shpesh, më mua është një nder ta njoh atë. Po flasim për një njeri serioz dhe shumë profesional. Nëse vendos të rikthehet do të jetë i mirëseardhur”, ka thënë Icardi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=SWRIto1F6xQ