Telegrafi

Icardi: Interi të përfundojë patjetër i katërti

Mauro Icardi thotë se Interi duhet patjetër të përfundojë në pozitën e katërt.

Nerazzurët tashmë janë gjithsesi jashtë Ligës së Kampionëve, teksa ndjekin Romën me shtatë pikë e katër ndeshje kanë mbetur të luhen.

“Ndeshja ndaj Genoas tashmë është harruar. Tashmë kemi Udinesen për të bërë mirë. Kemi katër ndeshje të mbetura, ne mund të zëmë vendin e katërt”.

“Kemi pasur aq shumë ndeshje të humbura tmerrësisht në mënyrë të padrejt, sa që është e pamundur të flasim për të gjitha. Ne së paku duam pozitën e katërt në tabelë”, potencoi Icardi. /Telegrafi/