Telegrafi

Icardi: Interi është ekip për pozitat e para, dua të qëndroj

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka folur pas fitores ndaj Napolit.

Argjentinasi ka thënë se Nerazzurrët duhet të luftojnë gjithmonë për pozitat e para dhe se ai dëshiron të qëndron edhe për shumë vite te klubi nga Milano.

“E kam thënë që nga fillimi i sezonit, Inter është një ekip që duhet të luftojë për pozitat e para. Këtë e ka treguar ndaj Juventusit dhe Napolit në Kupën e Italisë, po ashtu edhe sonte”.

“Inter është një klub i madh, kemi bërë një sezon të madh, por rezultatet e janarit na kanë shkaktuar shumë probleme”.

“E ardhmja? Dua të qëndroj. Lamborghini? E kam blerë për shkak të ngjyrave”, ka thënë Icardi pas ndeshjes. /Telegrafi/