Telegrafi

Icardi: Ia arrita atë që desha, dua t’i ndjek hapat e Zanettit

Maruo Icardi ka folur pas rinovimit të kontratës me Interin.

Sulmuesi argjentinas ka rinovuar kontratën e tij me gjigantin italian deri në vitin 2021, edhe pse kishte shumë oferta në drejtim tij gjatë afatit kalimtar, por sipas tij ai zgjedho atë që deshi gjithmonë, pasi dëshiron të ndjekë atë të bëri bashkëkombësi i tij Javier Zanetti, duke fituar tituj me Interin.

“Siç kam thënë gjithmonë, kjo është ajo që unë dua. Është folur shumë, normale për tregun transferimeve, por gjithmonë kam thënë se dua të qëndroj dhe tani kemi arritur akord me shoqërinë”, ka thënë Icardi për Inter Channel, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Zyrtare: Icardi rinovon me Interin (Foto)

“Sot çdo është bërë zyrtare. Kam qenë gjithmonë i qetë, e kam thënë edhe në intervistat që kamë bërë deri më tani. Këtu ndihem mirë dhe mendoj vetëm të bëjë mirë”.

“Shpresoj të sjelli trofe të tjerë, por nuk do të jetë e lehtë për ta përsëritur atë që ka bërë Zanetti. Jam këtu për të shënuar gola dhe për të ndihmuar skuadrën, të fitojmë ndonjë trofe do ishte më mirë”.

Lexo po ashtu Ky është shpjegimi i çuditshëm i Bauzas për mos ftesën në kombëtare të Icardit

“Falënderimet? Familjen time që më ka përkrahur çdo ditë dhe Wandan e cila ka sistemuar të gjitha si agjente”, ka përfunduar sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/