Raportimet e fundit thonë se Mauro Icardi mund të ftohet te Kombëtarja e Argjentinës, pas lëndimit të Lucas Prattos.
Sulmuesi ka shënuar shumë gola dhe është në formë të jashtëzakonshme me Interin, por që ende nuk ka marr ftesë nga trajneri Edgardo Bauza.
Sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi i Sao Paulos, Pratto, është lënduar dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e kombëtareve.
Albicelestet do të luajnë me Kilin dhe Bolivinë me 23 dhe 28 mars.
Icardi ka shënuar 22 gola në Serie A në këtë sezon. /Telegrafi/