Mauro Icardi ka dërguar një sinjal të fortë për Argjentinën me het-trikun e tij në fitoren 7-1 ndaj Atalantas dhe vlerësoi se Stefano Pioli ka bërë një punë të madhe që nga ardhja e tij në klub.
Sulmuesi u mërzit përsëri këtë javë nga trajneri i kombëtares së Argjentinës, Edgardo Bauza, i cili nuk e ftoi as kësaj radhe për kombëtaren e tij, teksa Icardi iu përgjigj duke shënuar një het-trik në hapësirën e nëntë minutave.
Icardi pas ndeshjes ka bërë me dije që është duke punuar shumë që të marr ftesë nga kombëtarja, teksa ndeshjen e sotme të fituar ndaj Atalantas, argjentinasi e ka cilësuar si më të mirën e Interit për këtë sezon.
“Po vazhdojë të punojë dhe të bëjë më të mirën për ekipin tim. Nëse thirrja ndërkombëtare arrin, ky është një shpërblim”, ka thënë Icardi për Sky Sport Italia dhe Mediaset Premium.
“Në fillim të ndeshje ne jemi qasur gabimisht shumë herë këtë sezon, por jo edhe sot. Kjo është paraqitja jonë më e mirë e sezonit dhe duke luajtur kundër një rivali të drejtpërdrejtë si Atalanta të cilët ishin duke bërë aq mirë është fantastike”, përcjell Telegrafi.
“Ne kemi ende shumë për të mësuar. Nëse ju e humbni përqendrimin, skuadra tjetër do të mund lehtë të ju ndëshkoj”.
“Unë gjithmonë them, se objektivi ynë është që të përpiqemi dhe të kapim vendin e tretë, por ne do të shohim se ku jemi në maj”.
“Stefano Pioli ka ndryshuar mënyrën tonë të trajnimit dhe të të menduarit, kështu që ne jemi duke bërë gjëra të mëdha së bashku”, përfundoi sulmuesi argjentinas.
Ndryshe, Icardi me këtë het-trik të shënuar ka arritur në kuotën e 20 gola apo vetëm dy më pak se udhëheqësi i listës, Andrea Belotti. /Telegrafi/