Edhe kapiteni i Interit, Mauri Icardi, ka folur për situatën e krijuar mes Marcelo Brazovic dhe Nerazzurrëve.
Kroati pas zëvendësimit kishte kërkuar të largohet nga stadiumi dhe kjo nuk i kishte pëlqyer trajneri Frank de Boer dhe kështu e ka larguar tashmë disa javë nga skuadra.
Icardi ka thënë se kroati tashmë i ka kërkuar falje të gjithëve, po ashtu ka folur edhe për blerjet e këtij sezoni dhe ka thënë se janë fantastike dhe falënderon klubin zikaltër për ato.
“Brozovic? Na ka kërkuar falje të gjithëve. E ka kuptuar që ka gabuar dhe tani duhet të na ndjeke në rrugëtimin që kemi nisur”.
“Keni kaluar me gola Ronaldon dhe po tentoni Ibran? Nuk e mendoj shumë këtë gjë. Ata janë dy nga lojtarët më të mëdhenj në histori. Ata përveç se kanë shënuar shumë, kanë ngritur shumë trofe te Interi. Këtë gjë dëshiroj te bëj edhe unë”.
“Tregu i transferimeve ka qenë shumë i mirë. Banega, Joao Mario dhe Candreva janë shumë lojtarë të mirë, lojtarë që arrijnë të më nxjerrin gjithmonë përpara portës kundërshtare. E falënderoj klubin qe i ka blere”, ka thënë Icardi. /Telegrafi/