Site icon Telegrafi

Icardi e sheh të ardhmen te Interi

Icardi është kapiteni dhe ylli kryesor i skuadrës së Interit (Getty Images)

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, thotë se ai e sheh veten te klubi Nerazzur.

Sipas argjentinasit, ai nuk e sheh veten në futboll deri në moshën 40 vjeçare.

“Unë e shoh veten te Interi. Shpresoj se do të bëj karierë të mriz dhe të fitoj trofe”.

“Kur t’i bëj 40 vjet nuk do të jem më në botën e futbollit ashtu si Totti”.

Lexo po ashtu Lajme e fundit rreth Interit

“As nuk do të bëj trajnerin e drejtuesin, sepse nuk më pëlqen kjo gjë, por e shoh veten në shtëpi me fëmijët e mi”, potencoi Icardi.

Sulmuesi Nerazzur ka qenë në top formë këtë sezon me 11 gola të shënuar në 10 ndeshje.

Interi okupon pozitën e dytë në tabelën e Serie A, me dy pikë më pak se Napoli. /Telegrafi/

Exit mobile version