Mauro Icardi zyrtarisht ka lënë kampin e trajnimit të Interit në Lugano me pëlqimin e ndërsjellë dhe do të vazhdojë punën e tij në Milano, njoftoi klubi italian.
Klubi italian ka konfirmuar se Icardi ka lënë kampin e trajnimit para-sezonal për t’u kthyer në Milano.
“Mauro Icardi do të kthehet në Milano sot nga kampi i trajnimit para-sezonal në Lugano”.
“Klubi dhe sulmuesi argjentinas e bënë këtë vendim me pëlqimin e ndërsjellë”.
“Icardi do të vazhdojë punën e tij të kondicionimit gjatë ditëve të ardhshme dhe nuk do të marrë pjesë në turneun veror në Azi”, thuhet në njoftimin e Interit.
.@MauroIcardi will today return to Milan from our training camp in Lugano. The club and the striker have come to this decision by mutual agreement. Icardi will continue his pre-season training over the next few days and will take no part in our Summer Tour in Asia.#FCIM
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) July 13, 2019
Icardi dhe Radja Nainggolan thuhet se janë përjashtuar nga trajnimet taktike me trajnerin e ri Antonio Conte.
Duke e kuptuar se nuk kishte shpresë të ndryshonte mendjen e klubit, thuhet se ai mori një tren dhe u largua nga kampi i Interit për një kthim në Milano.
Interi thuhet se kërkon 60 milionë euro për shitjen e tij, e cili është gjysma e 120 milionë eurove të kërkuar për atë një vit më parë.
Napoli dukej i përgatitur për të paguar këtë shumë, por mediat italiane vazhdojnë të insistojnë se Icardi dëshiron të bashkohet vetëm me Juventusin. /Telegrafi/