Interi ka pësuar edhe humbjen e dytë ndaj skuadrës izraelite, Hapoel Beer Sheva 3-2.
Pas humbjes në udhëtim, Inter është eliminuar nga Liga e Evropës dhe në Itali e kanë quajtur eliminim i turpshëm.
Kapiteni i Interit, Mauro Icardi ka folur pas ndeshjes duke thënë se duhet të punojnë shumë pas këtij eliminimi.
“Ishte një Inter i bukur qysh nga minuta e parë. Kishim dëshirë në pjesën e parë, por pjesa e dytë ishte për t’u harruar”.
“Tashmë pas eliminimit nga kjo garë duhet të rikthehemi akoma më të fortë. Duhet të ulim kokën dhe të stërvitemi për të lënë pas çdo gjë, dhe për të bërë kthesën e madhe”, deklaroi Icardi.
Tashmë fokusi kryesor i Interit do të mbetet në Serie A ku ka mbetur mbrapa rivalëve për titull të kampionit. /Telegrafi/