Mauro Icardi ka konfirmuar se dëshiron që të qëndroj te Interi.
Deklaratat fillestare e argjentinasit për Mediaset Premium pas fitores dramatike 3-2 kundër Lazios – që i kualifikoi ata për Ligën e Kampionëve – duket se ka hedhur dyshime mbi të ardhmen në skuadrën italiane.
Sidoqoftë, sulmuesi sqaroi për Sky Sport Italia se “Tani do të flas me klubin, ku mund të gjejmë zgjidhjen më të mirë dhe të vendosim së bashku. Dëshira ime është të qëndrojë te Interi. Unë jam tifoz i Interit”, tha ai për Sky Sport Italia.
Ai më tutje zbuloi se këtë verë do të zhvendoset në shtëpinë e re në qytetin e modës, Milano.
“Shtëpi e re në Milano? Gjithçka është rregulluar. Kur të jetë gati, ne do të kemi një ndejë. Fakti që ne kemi blerë një shtëpi të re këtu në Milano është një shenjë e mirë”, tha në fund Icardi.
Ndryshe, Interi tani mund të marrë frymë më lirë pasi që futbollisti kishte paralajmëruar mundësinë e largimit në rast se italianët nuk kualifikohen në garën më prestigjioze evropiane.
Icardi deri më tani ka shënuar 100 gola në 159 paraqitje për zikaltërit. /Telegrafi/