Sulmuesi argjentinas ka mohuar një largim të mundshëm nga Interi.
Ky konfirmim ka ardhur nga vet Mauro Icardi, i cili ka bërë të qartë qëndrimin e tij tek zikaltrit edhe gjatë sezonit të ri.
Gjatë një interviste për televizionin e klubit InterChannel, sulmuesi argjentinas ka folur për objektivat e tij në të ardhmen, por edhe golin më të bukur të shënuar këtë sezon nga ai.
“Dua të fitoj me fanellën e Interit. Tani punoj më shumë për skuadrën, dhe golat janë një premi. Pres një sezon të madh. Dua ta qoj Interin sa më lartë që e është e mundur, aty ku e meriton të jetë”, deklaroi Icardi.
“Goli me i bukur i sezonit? Atë që kam bërë ndaj Frosiones”, përfundoi ish-sulmuesi i Samdorias. /Telegrafi/