Ronaldo konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, pasi sulmuesi i Interit dhe AC Milanit ishin sigurisht fenomenal, por edhe pasuesi i tij te Interi, Mauro Icardi ka statistika mbresëlënëse.
Nuk ka dyshim se Ronaldo ishte një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij.
Ai ka vuajtur shumë gjatë karrierës së tij, sidomos nga lëdnimet e shumta.
‘Fenomeni’ ishte i shkëlqyer duke impresionuar në Cruzeiro, pastaj te PSV dhe në Barcelonë, para se të bashkohej me Interin.
Në San Siro ai pësoi lëndime të përsëritura dhe operacione të shumëfishta.
Sa i përket numrave Mauro Icardit, është i vetmi që i ofrohet.
Icardi ka luajtur dy herë më shumë ndeshje se sa Ronaldo dhe ka shënuar dy herë më shumë gola.
Ronaldo ishte me Interin për pesë sezone, duke luajtur vetëm 99 ndeshje dhe duke e gjetur rrjetën 59 herë.
Mauro Icardi has doubled both Ronaldo Nazário's goals and appearances for Inter Milan, meaning he they have exactly the same scoring rate.
Ronaldo: 59 goals in 99 appearances.
Icardi: 118 goals in 198 appearances. pic.twitter.com/TLfONKDCAw
— FourFourTweet (@FourFourTweet) December 4, 2018
Ai e ndihmoi klubin italian të fitojë UEFA Kupën në vitin 1998, duke shënuar goli e tretën fitoren ndaj Lazio 3-0.
Icardi është bërë një nga sulmuesit më të mirë në botë në moshën 25 vjeçare dhe tashmë është pjesë e Interit për pesë vite e gjysmë.
Argjentinasi është shpallur dy herë golashënuesi më i mirë i Serie A, dhe golat e tij të sezonit të kaluar e çuan Interin në Ligën e Kampionëve.
Ai aktualisht ka 118 gola në 198 ndeshje.
Trë dy kanë një mesatare mahnitëse me 0.59 gola për ndeshje. /Telegrafi/