Mauro Icardi ka fajësuar mentalitetin e Interit për humbjen e tyre 2-1 nga Southampton, duke thënë se: Sa herë që e pranojnë një gol, është sikur bota të bie mbi ne.
Kapiteni i Interi është ndarë i dëshpëruar nga humbje e sotme në Ligën e Evropës nga Southamptoni, por premton që do të luftojnë për kualifikim deri sa matematikat të jenë në lojë.
“Nuk kam shumë për të thënë. Është një moment i pafat, çdo gjë po shkon keq”, ka thënë Icardi për Sky Sport Italia, transmeton Telegrafi.
“Ne bëmë mirë në pjesën e parë, më pas kaluam në epërsi, por unë nuk e di pse çdo herë që pranojmë një gol, është sikur bota të bie mbi ne.
“Ne do të duhet të luftojmë për aq kohë sa ne mund të kemi gjasa për kualifikim”, përfundoi sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/