Telegrafi

Icardi dëshiron fitore edhe ndaj Empolit

Pas fitores ndaj Juventusit, Mauro Icardi, ka folur për ndeshjen ndaj Empolit.

Kapiteni i Nerazzurrëve në një intervistë për Inter Channel ka thënë se ata janë gati për toskanët dhe se dëshiron një tjetër fitore.

Lexo po ashtu Juve ‘viktima’ e preferuar e Icardit

“Jemi gati për këtë ndeshje, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë pasi toskanët luajnë futboll të mirë. Ne duam të bëjmë mirë ndaj të gjitha skuadrave, jemi të koncentruar dhe duhet të përgjigjemi mirë edhe ndaj kundërshtarëve të ‘vegjël’.

“Tifozët? Janë pjesa më e bukur e futbollit, ndaj Juves ishin fantastik. I falënderoj të gjithë interistat”, ka thënë Icardi.

Argjentinasi ka katër gola në katër ndeshjet e para të Serie A. /Telegrafi/