Telegrafi

Icardi beson se Interi mund të arrijë vendin e tretë

Icardi ka 10 gola

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi beson se Interi mund ta arrijë vendin e tretë në Serise A, vend që do i siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm.

Bomberi zi kaltër ka thënë se ngjitja në tabelë është e mundur pasi skuadra ka ecur mirë në ndeshjet e fundit.

“Ngjitja në klasifikim është e mundur. Nuk e thotë vetëm ambicia e shoqërisë, por edhe ecuria e skuadrës në muajin dhjetor”, deklaroi sulmuesi argjentinas në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Icardi thotë se Interi ndryshoi për mirë me ardhjen në pankinë të Stefano Piolit.

“Ndryshoi mentalitetin e Interit, ktheu besimin te lojtarët, edhe te ata që luanin pak me DeBoerin. Punoi shumë në aspektin psikologjik”, tregon kapiteni, i cili nuk i kurseu kritikat për trajnerin holandez me të cilin zikaltërit nisën sezonin.