Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka folur pas fitores ndaj Atalantas, ku ai shënoi het-trik në fitoren 7-1.
Ylli argjentinas ka thënë se pas ndeshjes nuk i ka dërguar asnjë mesazh trajnerit të Kombëtares së Argjentinës, Edgardo Bauza, dhe se nuk e ka numrin e tij.
“Sot i jemi qasur mirë lojës, kemi bërë shumë mirë. Jemi duke bërë gjëra të mëdha Pioli ka ndryshuar mënyrën e stërvitjes”.
“Lista e golashënuesve? Të gjithë lojtarët po bëjnë mirë, por unë punoj për skuadrën”.
“Kombëtarja e Argjentinës? Nuk kishte ndonjë mesazh për Bauzan, nuk e kam as numrin e telefonit të tij. Por, ftesa do të ishte një shpërblim”, ka thënë Icardi për Sky Sport. /Telegrafi/