Site icon Telegrafi

Ibro Deli sjell projektin e ri muzikor “Tarabuk”

Ibro Deli (Foto: YouTube)

Artisti i njohur shqiptar, Ibro Deli, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Tarabuk” mban titullin kënga e tij, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Projekti njëheresh flet për nje realitet në Kosovë, ku paraqet një grua e cila punon çdo ditë në shtëpi, duke marrë parasysh që burri nuk e lejon të dalë.

Shengyl Ismaili në projektin “Tarabuk” (Foto: YouTube)

Si protagonistë të këngës me të cilën fillon janë edhe aktorët, Armend Baloku dhe Shengyl Ismaili, të cilët vijnë me një paraqitje të mahnitshme artistike.

Miksimin dhe masterizimin e këngës e ka bërë Bridless Music së bashku me Amjad Laroussi, teksa producent ekzekutiv i këngës është Dardani.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë, për producimin janë përkujdesur Hippy Jack dhe Bridless.

Ibro përndryshe shquhet për vokalin e veçantë dhe temat që trajton në secilin projekt muzikor. /Telegrafi/

Exit mobile version