Site icon Telegrafi

Ibrakovic i lumtur me tri pikët në Gjilan dhe thotë se Prishtina nuk lufton për mbijetesë

Prishtina ka marrë tri pikë të mëdha në udhëtim te Gjilani, pas fitores me rezultat 1-2.

Ishte një fitore me përmbysje e bardhekaltërve, pasi Gjilani kaluan të parët në epërsi me golin e Albert Dabiqajt, derisa Besnik Krasniqi dhe Guathier Mankenda shënuan për fitoren e Prishtinës.

I lumtur me fitoren në udhëtim te Gjilani është shprehur trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakovic.

Boshnjaku ka thënë pas ndeshjes se e rëndësishme përveç tri pikëve ishte se ekipi tregoi moral të lartë.

“Ishte një ndeshje e vështirë në një kohë shumë të rëndë. Luajtëm ndaj Gjilanit që është ekip i fortë. Jemi përgatitur edhe taktikisht për këtë ndeshje dhe arritëm ta realizojmë atë gjatë ndeshjes”.

Lexo po ashtu Prishtina merr tri pikë të arta nga udhëtimi në Gjilan

“Me rëndësi është ekipi që tregoi moral duke dhënë gjithçka nga vetja në këtë kohë dhe ndeshje kaq të vështirë, unë vetëm i përgëzoj lojtarët”.

“Dua të them vetëm një gjë, ne kurrë nuk kemi luajtur për të ikur nga barazhi dhe nuk do të luajmë as tash”, ka thënë Ibrakovic.

Me këtë fitore Prishtina mbetet në vendin e pestë në tabelë me 42 pikë, derisa Gjilani është e treta me 55 sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version