Telegrafi

Ibrakovic i lumtur me fitoren ndaj Llapit, thotë se synon edhe finalen e Kupës së Kosovës

Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakovic u deklarua i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij në fitoren ndaj Llapit në kuadër të BKT Superligës së Kosovës.

Prishtina fitoi me rezultat të ngushtë 2-1 ndeshjen derbi ndaj Llapit, të vlefshme për javën e 27-të.

Golat për vendasit u shënuan nga Besnik Krasniqi (47’) nga penalltia dhe Endrit Krasniqi (65’), ndërsa për Llapin shënoi Drilon Fazliu (78’).

Lexo po ashtu Prishtina merr fitore të madhe ndaj Llapit, ngitet në renditje

“Pjesa e parë ishte pak më e dobët, por në të dytën luajtëm shumë mirë”, ka thënë fillimisht Ibrakovic pas ndeshjes.

“Kemi bërë disa kombinime për të ruajtur lojtarët për Kupë, me kusht që të jenë sa më të freskët”.

“Jemi të fokusuar te trofeu dhe duam të shkojmë në finale të Kupës së Kosovës”, përfundoi trajneri i Prishtinës. /Telegrafi/