Site icon Telegrafi

Ibraimovski: Përderisa Amdi Bajram ishte duke qeshur në skenë, bashkëpartiaku i tij u la i vdekur në asfalt

Para shfaqjes së Amdi Bajramit në tubimin partiak në Ohër të OBRM-PDUKM para disa ditëve ka ndodhur një aksident tragjik, ku vdiq anëtari partiak 41-vjeçar të Unionit të Romëve, tha sonte Samka Ibraimovski nga PEPR në tubimin e mbajtur në Koçan, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Plas gallata në internet, Amdi Bajrami ‘si’ Era Istrefi (Foto)

‘Në vend se Bajram të del në skenë dhe të thotë se ka ndodhur një fatkeqësi dhe të kërkojë një minutë heshtje dhe të thotë se nuk është në gjendje të flet, ai doli në skenë dhe i argëtoi partnerët e tij të koalicionit me marrëzira, kurse trupi i romit të vdekur tragjikisht u la në asfalt. Nga kjo mund të shohim se për çfarë personi bëhet fjalë’, tha Ibraimovski. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Humb jetën duke shkuar në tubimin e OBRM-PDUKM-së, trupin i’a lënë në rrugë
Exit mobile version