Site icon Telegrafi

Ibraimovski: Gruevski i’a mësynë shëtitjeve edhe pse e dinte se do të vijë Haindl

Partia për Emancipimin të Plotë të Romëve ka reaguar dhe tregon papërgjegjshmërinë e sjelljes në negociata, dhe njëherit pyet se a jeni të vetëdijshëm se çfarë do të ndodhë nëse vazhdoni me papërgjegjshmëri, a shihni se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara bëjnë një ofensivë të madhe për zgjidhjen e krizës politike, juve në Qeveri u duket gjithçka e njëjtë. Lideri i OBRM-PDUKM, duke e ditur se nuk do të vijë deputeti gjerman, ai shpërtheu në shëtitje, siç thotë populli “Katundi digjet, plaka krihet”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

A e dini se këtë ofanzivë të madhe që e bën BE dhe SHBA është paralajmërimi i fundit dhe në qoftë se ju qëndroni dhe mëtej të dobët, nuk do të kemi shtet të tillë, ne si parti jemi të shqetësuar për gjendjen, thonë ndër të tjera nga partia.

Burimet tona të partisë mësojnë se në qoftë se nuk do të ketë marrëveshje shteti do të humbas liberalizimin e vizave dhe bllokim financiar,.. ky është mesazhi ynë për qeverinë, duhet seriozisht të kuptohet në qoftë se e duan Maqedoninë, thuhet në deklaratën e PEPR. /Telegrafi/

Exit mobile version