Telegrafi

Ibraimi: Kur të shpallem i pafajshëm, Fatimes do i qesh në fytyrë

Ish-anëtari i KSHZ-së nga radhët e PDSH-së Bedredin Ibraimi, është dënuar me katër vite e gjashtë muaj burg në rastin e PSP-së “Titanik 2”, i cili ka të bëjë me parregullsi zgjedhore.

Pasi u shqiptua aktgjykimi, Ibraimi para trupit gjykues tha se gjatë procesit të ankimimit në instanca më të larta do ta dëshmojë pafajësinë e tij dhe pastaj siç tha, do t’i qeshet në fytyrë prokurores Fatime Fetai, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse mendoni se me Prokurorinë Speciale po sillni drejtësi në vend, gaboheni shumë. Unë këtu jam lindur dhe do vdes. Nuk do më shtyni të largohem derisa të dëshmoj se jam i pafajshëm dhe do të vijë kësaj t’i qeshem në fytyrë, pasi ky është vetëm vendim i shkallës së parë”, deklaroi Ibrahimi.

Lexo po ashtu Thaçi dhe Mijallkov shpallen fajtorë, dënohen me nga tre vite burg

Prokurorja Fatime Fetai pasi u shqiptua aktgjykimi kërkoi që të akuzuarit Bedredin Ibraimi t’i shqiptohet masa e paraburgimit, pasi siç tha, ekziton rreziku që ai të arratiset.

Ndryshe, përveç Ibraimit me burg në rastin “Titanik 2” u dënuan edhe Sasho Mijallkov (3 vjet), Menduh Thaçi (3 vjet e dy muaj), ndërsa ish-anëtarët tjerë të KSHZ-së u dënuan me nga tre vite burg./Telegrafi/