Milan momentalisht është duke bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes që e zhvillon ditën e martë në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Newcastle, dhe Rossonerët janë befasuar me një vizitë nga Zlatan Ibrahimovic i cili pak kohë më parë njoftoi tërheqjen nga futbolli.
41-vjeçari që ka shënuar 76 gola në Serie A me fanellën e Milanit, ishte parë mëngjesin e së hënës teksa kishte mbërritur në Milanello, aty ku e përcolli nga afër seancën e tyrë stërvitore.
Sorpresa a Milanello di #Ibrahimovic, vicino al #Milan in questo momento difficile post derby 🔴⚫️ pic.twitter.com/6OVSI09w56
— Luca Maninetti (@LucaManinetti) September 18, 2023
Edhe pse ai ka luajtur një rol të madh dhe ka qenë një figurë e rëndësishme për Milanin gjatë sezoneve të fundit, momentalisht ai nuk bën pjesë në stafin teknik të Stefano Piolit.
Suedezi ishte parë, sidoqoftë, duke biseduar me Piolin dhe asistentin e tij Giacomo Murelli.
Zlatan #Ibrahimovic a colloquio con Stefano Pioli, vigilia di Milan Newcastle pic.twitter.com/WLcHUCq5c5
— Luca Maninetti (@LucaManinetti) September 18, 2023
Prezenca e tij para sfidës ndaj Newcastle me shumë mundësi do të jetë e mirëpritur nga kampi kuqezi pas humbjes së thellë që pësuan me rezultat 5-1 ndaj Interit në ligë.
Milani do ta fillojë rrugëtimin e tyre në Ligën e Kampionëve nesër(e martë) me fillim nga ora 18:45./Telegrafi/