Zlatan Ibrahimovic ka vazhduar të shkëlqej me gola në kampionatin amerikan MLS.
Veterani suedez ka qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij Los Angeles Galaxy 7-2 ndaj Sporting Kansas City.
Kjo ishte hera e parë që pas vitit 1998 që Galaxy i shënon shtatë gola në një takim.
Padyshim që më meritori për këtë sukses të skuadrës nga Los Angeles, ka qenë Zlatan Ibrahimovic që shënoi het-trik.
“Scoring goals is easy. You just have to be like Zlatan.” – @Ibra_official ?#LAvSKC | @RippleFoods pic.twitter.com/4QyyQQ8Xkt
— LA Galaxy (@LAGalaxy) September 16, 2019
37-vjeçari shënoi golin e parë në minutën e 32-të, të dytin në minutën e 51-të dhe të tretin pesë minuta para fundit të kësaj sfide.
Me tre golat e sotëm, Ibrahimovic ka çuar në 26 numrin e golave këtë sezon dhe është vetëm dy më pak se Carlos Vela. /Telegrafi/
The last time the #LAGalaxy scored 7️⃣ goals…
1998. pic.twitter.com/gmjnmVcfL1
— LA Galaxy (@LAGalaxy) September 16, 2019