Zlatan Ibrahimovic ka qenë edhe njëherë vendimtar për skuadrën e tij Los Angeles Galaxy.
Sulmuesi suedez i ka siguruar fitoren klubi bardhekaltër në udhëtim te Vancouver me rezultat 0-2.
Vendasit patën rast të artë për të kaluar në epërsi në minutën e dytë, por mbrojtësi Adnan dështoi të shënoj me Panenka nga penalltia.
🤯🤯🤯 pic.twitter.com/OGwYyxZ2bT
— LA Galaxy (@LAGalaxy) April 6, 2019
Në pjesën e dytë në skenë doli Zlatan Ibrahimovic ku fillimisht asistoi në minutën e 63-të për Steres që shënoi për 0-1.
Në minutën e 72-të, Ibrahimovic pranoi një top në zonë dhe me një goditje të fuqishme shënoi për 0-2.
Ky ishte goli i katërt këtë edicion për suedezin, ndërsa La Galaxy mban pozitën e dytë në Konferencën e Perëndimit, me një pikë më pak se rivali lokal Los Angeles FC. /Telegrafi/
Taking care of business. 📈 pic.twitter.com/WtmUl8Mt4w
— LA Galaxy (@LAGalaxy) April 6, 2019