Zlatan Ibrahimovic është duke kaluar nëpër një formë fantastike në këtë fillim edicioni në MLS.
Sulmuesi suedez ka qenë vendimtar edhe në një ndeshje të LA Galaxy që kanë triumfuar 2-0 ndaj Philadelphia Union.
Ibrahimovic kontribuoi me dy gola në këtë takim, ku të parin e arriti në minutën e 27-të pas asistimit nga Alessandrini.
T H R E E
P O I N T S pic.twitter.com/JSdte3dnyi
— LA Galaxy (@LAGalaxy) April 14, 2019
Nëntë minuta më vonë, suedezi realizoi edhe golin e dytë në këtë takim nga penalltia me një goditje të fuqishme.
Pas kësaj fitore, Galaxy zë pozitën e tretë në Konferencën e Perëndimit me 15 pikë të tubuara pas gjashtë ndeshjeve.
Ndërkohë Ibrahimovic ka arritur në koutën e gjashtë golave në kampionat dhe ka bërë edhe një asistim. /Telegrafi/
Another W at @dignityhealthsp. pic.twitter.com/R15zGJdoyA
— LA Galaxy (@LAGalaxy) April 14, 2019