Site icon Telegrafi

Ibrahimovic: Unë jam president, trajner dhe lojtar te Milani

Zlatan Ibrahimovic duket se e ka shijuar në maksimum fitoren 4-2 të Milanit ndaj Juvetnusit që u arrit të martën mbrëma në Serie A.

Sulmuesi suedez arriti të futej në listën e realizatorëve me golin e shënuar nga penalltia kur Rossonerët ishin duke humbur 2-0.

“Unë jam i vjetër, kjo nuk është një sekret! Mosha është vetëm një numër. Jam duke punuar mirë, jam në balancë të mirë, kam luajtur më shumë sot se në ndeshjen e kaluar”, ka thënë Ibrahimovic pas ndeshjes.

“Jam duke u ndjerë mirë dhe të jem i sinqertë, po tentoj të ndihmoj skuadrën sa më shumë”.

“Unë jam president, lojtar dhe trajner i kësaj skuadre. Gjëja më negative është se unë paguhem vetëm si lojtar dhe po të isha nga dita e parë këtu, do të fitonim titullin e Serie A”, ka shtuar Ibrahimovic në formë shakaje.

Milani është aktualisht në vendin e pestë me 49 pikë, ndërsa shpreson që së paku të luajë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version