Telegrafi

Ibrahimovic thumbon indirekt Ronaldon: Respektoni rregullat e COVID-19, nuk jeni Zlatan ta mposhtni virusin

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic në mënyrë indirekte i përgjigjet yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo, duke u kërkuar njerëzve që ‘të mos sfidojnë COVID-19 dhe të respektojnë rregullat’.

Ylli suedez i inkurajoi italianët që të mbanin ‘distancë’ dhe të mbanin maska ​​në betejën kundër coronavirusit.

Sulmuesi i Zonjës së Vjetër, Ronaldo nuk ishte i lumtur që nuk luajti kundër Barcës natën e kaluar dhe postoi foto duke thënë se ai ndihej ‘mirë dhe i shëndetshëm’.

Lexo po ashtu Zaccheroni: Ndikimi i Ibras më i madh se i Ronaldos

Ibrahimovic është përgjigjur indirekt duke bërë shaka se njerëzit duhet të respektojnë rregullat pasi ‘ju nuk jeni Zlatan’.

“Virusi më sfidoi dhe unë fitova. Por, ju nuk jeni Zlatan, mos e sfidoni virusin”.

“Përdorni kokën, respektoni rregullat: distancën dhe shenjën, gjithmonë. Ne do të fitojmë!”, ka shkruar Ibrahimovic në Instagram.

Ndryshe, Ibrahimovic mposhti coronavirusin, ndërsa u rikthye në formë të lartë duke shënuar dy gola ndaj Interit dhe dy gola tjerë ndaj Romës. /Telegrafi/