Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic në mënyrë indirekte i përgjigjet yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo, duke u kërkuar njerëzve që ‘të mos sfidojnë COVID-19 dhe të respektojnë rregullat’.
Ylli suedez i inkurajoi italianët që të mbanin ‘distancë’ dhe të mbanin maska në betejën kundër coronavirusit.
Sulmuesi i Zonjës së Vjetër, Ronaldo nuk ishte i lumtur që nuk luajti kundër Barcës natën e kaluar dhe postoi foto duke thënë se ai ndihej ‘mirë dhe i shëndetshëm’.
Ibrahimovic është përgjigjur indirekt duke bërë shaka se njerëzit duhet të respektojnë rregullat pasi ‘ju nuk jeni Zlatan’.
“Virusi më sfidoi dhe unë fitova. Por, ju nuk jeni Zlatan, mos e sfidoni virusin”.
“Përdorni kokën, respektoni rregullat: distancën dhe shenjën, gjithmonë. Ne do të fitojmë!”, ka shkruar Ibrahimovic në Instagram.
Ndryshe, Ibrahimovic mposhti coronavirusin, ndërsa u rikthye në formë të lartë duke shënuar dy gola ndaj Interit dhe dy gola tjerë ndaj Romës. /Telegrafi/