Zlatan Ibrahimovic thuhet se përfundimisht ka vendosur për të ardhmen e tij.
Sulmuesi suedez bëri me dije para pak javësh se po largohet nga La Galaxy dhe se po rikthehej në Evropë.
38-vjeçari ka ndarë mendjen për të ardhmen e tij dhe duket se sërish do të luajë në Serie A.
Ibra Kadabra do të rikthehet sërish në San Siro, por jo te Interi, mirëpo te Milani, aty ku kishte një kohë tejet të mirë.
Suedezi thuhet se ka vendosur që të kalojë te Rossonerët, përkundër interesimit të skuadrave si Napoli dhe Bologna.
Ibrahimovic pritet të jetë në mesin e lojtarëve më të paguar te Milani. /Telegrafi/