Zlatan Ibrahimovic ka refuzuar të tregojë nëse Carlo Ancelotti e ka telefonuar që t’i bashkohet te Napoli.
Trajneri italian bëri shaka se do ta telefononte sulmuesin suedez pas fitores 2-0 të napolitanëve ndaj Veronës të shtunën e javës së kaluar.
Por, Ibrahimovic ka thënë se të gjithë po e thërrasin atë, mirëpo nuk ka dashur të jap emra të skuadrave.
“Të gjithë po më thërrasin. A e dëshironi edhe ju numrin tim të telefonit? Kështu që mund të më thërrisni edhe ju? Në rregull, do ta rregullojmë atë”, u ka thënë suedezi gazetarëve pas fitores 2-1 të La Galaxys ndaj Minnesota United.
38-vjeçari tashmë është shumë i njohur në Serie A, pasi në të kaluarën ka luajtur për skuadrat si, Juventus, Inter dhe Milan.
Kontrata e tij me skuadrën amerikane përfundon në muajin dhjetor, ndërsa ka bërë të ditur se dëshiron të rikthehet në ligën italiane. /Telegrafi/
Ibra non si smentisce mai coi giornalisti 😂
📞 G: "#Ancelotti ti ha chiamato?"
😎 I: "Tutti chiamano #Zlatan!"#Ibrahimovic pic.twitter.com/63eY7nIUSX— Eurosport IT (@Eurosport_IT) October 22, 2019