Zlatan Ibrahimovic mbërriti në Milanello të mërkurën në mëngjes për të takuar lojtarët e Milanit dhe trajnerin Stefano Pioli për herë të parë që nga kthimi i tij në klub.
RedBird konfirmoi kthimin e Ibrahimovic në Milan dy javë më parë duke zbuluar se ish-sulmuesi do të shërbente si ‘Këshilltar i Lartë’ i Pronësisë dhe Menaxhimit të Lartë të klubit.
Sipas La Gazzetta dello Sport, ish-ylli i kuqezinjve u kthye në Milanello të mërkurën në mëngjes duke u takuar me Piolin dhe lojtarët e tij. Është hera e parë që Ibra takohet me skuadrën kuqezi që nga emërimi i tij.
Takimi fillimisht ishte planifikuar për javën e kaluar, por Ibra nuk mundi të merrte pjesë për shkak të temperaturës.
#Milan, ecco #Ibrahimovic: primo giorno a Milanello da senior advisor https://t.co/px4QrE6WSR
— calciomercato.com (@cmdotcom) December 20, 2023
Detyrat e 42-vjeçarit te Milanello përfshijnë forcimin e kulturës fituese të klubit dhe fokusimin në zhvillimin e lojtarëve.
Ibrahimovic shënoi 37 gola në 78 paraqitje të Milanit nën drejtimin e Piolit. Si futbollist, ai iu bashkua kuqezinjve dy herë. Së pari në 2010 nga Barcelona dhe më pas në janar 2020 nga LA Galaxy.
Në përgjithësi, ai shënoi 93 herë në 163 ndeshje me gjigantët e Serie A. /Telegrafi/