Zlatan Ibrahimovic i ka mbushur 40 vjet në muajin e kaluar, por është ftuar nga Suedia për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror kundër Gjeorgjisë dhe Spanjës.
Derisa po flitet se ai po kërkon kontratë të re me Milanin, sulmuesi veteran ka thënë se Rossonerët mund të mos jenë klubi i tij i fundit, duke qenë se akoma nuk e ka në plan që të pensionohet.
Sipas Corriere dello Sport, kjo po ndodh për faktin se Ibra dëshiron të luajë në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.
Turneu i madh botëror do të mbahet në nëntor dhe dhjetor të vitit të ardhshëm, prandaj Zlatan duhet ta vazhdojë kontratën me Milanin deri në qershor të vitit 2023, në mënyrë që të jetë i gatshëm për atë garë.
Ibra mungoi në ‘Euro 2020’ për shkak të lëndimit të gjurit, mirëpo tashmë është kthyer në skuadrën e Suedisë për ndeshjet kualifikuese të 11 dhe 14 nëntorit, ndaj Gjeorgjisë, respektivisht Spanjës.
Kujtojmë që Ibrahimovic ishte pensionuara pesë vite më parë, para se të rikthehej te Suedia në muajin mars të këtij viti. /Telegrafi/