Telegrafi

Ibrahimovic starton: Cagliari – Milan, formacionet zyrtare

Cagliari dhe Milani i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së 19-të në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 15:00, do të zhvillohet në stadiumin ‘Sardegna Arena’, derisa Rossonerët i pret një takim i vështirë.

Për këtë sfidë, Cagliari do të jetë pa lojtarët si, Leonardo Pavoletti dhe Luca Ceppitelli.

Në anën tjetër, Milani do të jetë vetëm pa Leo Duarte, që po ashtu është i lënduar.

Formacioni startues i Cagliarit: Olsen; Faragò, Pisacane, Klavan, Pellegrini; Nandez, Cigarini, Rog; Nainggolan, Joao Pedro; Simeone.

Formacioni startues i Milanit: Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Theo; Castillejo, Kessie, Bennacer, Calhanoglu; Ibrahimovic, Rafael Leao. /Telegrafi/