Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, thuhet se shpreson të kthehet nga dëmtimi në ndeshjen kundër Juventusit më 7 korrik.
Ibrahimovic përballet tash e disa javë me një dëmtim të kyçit të këmbës, duke e përjashtuar atë nga ndeshjet e para të Milanit në Serie A dhe Coppa Italia.
Sidoqoftë, gazeta Tuttosport pretendon se 38-vjeçari ka bërë planin e rikthimit të tij në fushat e blerta.
Ylli suedez thuhet se shpreson që të kthehet në aksion kur Rossonerët presin Juventusin më 7 korrik në San Siro.
Ai arriti përsëri në Milano këtë mëngjes pas një jave në Suedi dhe MilanNews.it shkruan se ai do t’i nënshtrohet testimeve më vonë t për të përcaktuar kohën e rikthimit.
Zlatan, i cili luajti për bardhezinjtë midis viteve 2004 dhe 2006, ka katër gola dhe një asistim në 10 ndeshje këtë sezon. /Telegrafi/
Zlatan #Ibrahimovic è tornato! 🛬Ecco le immagini dell'attaccante svedese a Malpensa di ritorno dalla Svezia. Ibra si sottoporrà oggi agli accertamenti al polpaccio per capire quando potrà tornare in campo. 🔴⚫
📹: @TRolfi pic.twitter.com/SvIX4Lz1Gp— MilanNews.it (@MilanNewsit) June 3, 2020