Zlatan Ibrahimovic ka vazhduar me gola në elitën e futbollit amerikan MLS.
Sulmuesi suedez ka shënuar dy gola në barazimin e skuadrës së tij Los Angeles Galaxy.
Galaxy ishin nikoqir të Seatle Sounders në një takim që kishte spektakël në fushë dhe që përfundoi në barazim 2-2.
Captain.@Ibra_official | #LAvSEA pic.twitter.com/duMigSeHCG
— LA Galaxy (@LAGalaxy) August 18, 2019
Ibrahimovic ishte më meritori për këtë barazim të LA Galaxy pasi shënoi dy gola në minutat 45 dhe 65.
Me këta dy gola, suedezi ka ngritur në 20 numrin e golave në MLS, duke qëndruar vetëm katër gola nga Carlos Vela që mban pozitën e parë.
Ishte minuta e 71-të e ndeshjes kur Ibrahimovic ka humbur një mundësi të artë të realizoj het-trik kur dështoi nga afërsia ta dërgojë topin në rrjetë.
E 10 minuta më vonë mysafirët barazuan rezultatin në 2-2 falë autogolit të Skjelvik. /Telegrafi/
LAFC up next.#LAvSEA | Match Highlights pic.twitter.com/jOJVD904M4
— LA Galaxy (@LAGalaxy) August 18, 2019