Zlatan Ibrahimovic çuditërisht është përfshirë në listën e skuadrës së Milanit për tu përballur me Torinon këtë mbrëmje, por ai nuk pritet të startojë.
Sulmuesi suedez ka disa javë që është duke i munguar Milanit shkaku i lëndimit, por pritja e tifozëve mund të përfundonte sonte (e shtunë).
“Ai ka bërë programin e tij, ka bërë disa punë, por nuk mendoj se ai do të jetë në dispozicion nesër”, ka thënë fillimisht Stefano Pioli në konferencë shtypi të premten.
🎙️ Here's what the Boss had to say to the press ahead of our next home fixture 🏟️
🗣️ Il meglio della conferenza di Mister Pioli alla vigilia di #MilanTorino. Vai sulla nostra App per la versione integrale 👉 https://t.co/k2zluibzhx #SempreMilan pic.twitter.com/fVNptMFjGO
— AC Milan (@acmilan) January 8, 2021
“Ne do të duhet të shtrëngojmë dhëmbët, nëse do të shtoheshin edhe dy lëndime, do të kishim shumë mungesa”, përfundoi trajneri italian.
Pavarësisht kësaj, Ibra paraqitet në listën e skuadrës së Rossonerëve për ndeshjen e kësaj mbrëmje.
#MilanTorino: #IZBACK 🔴⚫#SempreMilan @pumafootball pic.twitter.com/4KOV4idfE4
— AC Milan (@acmilan) January 9, 2021
Megjithatë, sipas Sky Sport, suedezi ndoshta mund të luajë rreth 10 minuta dhe për këtë arsye nuk ka gjasa të fillojë ndeshjen.
Hakan Calhanoglu gjithashtu është thirrur për ndeshjen e kësaj mbrëmje, por përsëri ai nuk pritet të fillojë me Brahim Diaz që ka të ngjarë të luajë pas sulmuesit të vetëm Rafael Leao. /Telegrafi/
Ibrahimovic and Calhanoglu are called up for the match against Torino. pic.twitter.com/iTPVKacBGb
— Milan Posts (@MilanPosts) January 9, 2021