Telegrafi

Ibrahimovic publikon fotografi nga fëmijëria që e krahason me një tjetër ku ka pozuar me Ferrari

(Foto: Instagram/iamzlatanibrahimovic)

Veterani i futbollit, Zlatan Ibrahimovic, ka postuar një video të shkurtër në Instagram, në të cilën i ka krahasuar dy fotografi të tij.

E para është nga fëmijëria, kur ai ishte rreth njëvjeçar, ndërsa paraqitet si një djalë biond që pozon me një aeroplan të vogël e të kuq.

Më pas shfaqet një fotografi, në të cilën sulmuesi i Milanit shfaqet duke vozitur një Ferrari Monza SP2.

“Mbreti”; “Je shumë i lezetshëm si fëmijë”; “Kjo është legjendare”; “Super”; “Më bëre të qesh” – janë vetëm disa nga komentet e shumta poshtë postimit që ka marrë mbi tre milionë pëlqime.

Lexo po ashtu Nga Ronaldo, Aguero e Beckham – futbollistët që pëlqejnë ta kalojnë kohën duke peshkuar

Zlatan ka një pasur në vlerë prej afro 190 milionë dollarësh (166 milionë euro), ndërsa pasuria e tij ia ka mundësuar të mbledhë një koleksion mjaft mbresëlënës të automjeteve, një prej të cilëve është edhe Ferrari në fotografinë e publikuar.

Futbollisti nuk e ka fshehur asnjëherë se i pëlqejnë veturat e shtrenjta dhe të rralla, ndërsa në koleksionin e tij ka edhe një LaFerrari dhe një Porsche 918 Spyder. /Telegrafi/