Site icon Telegrafi

Ibrahimovic pritet të jetë gati për ndeshjet me Juventusin dhe Lazion

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, thuhet se do të kthehet me kohë për t’u përballur me Lazion dhe Juventusin në Serie A.

38-vjeçari pësoi një dëmtim të kyçit të këmbës gjatë stërvitjes javën e kaluar dhe u kthye këtë javë për t’iu nënshtruar testeve të mëtejshme.

Sipas Corriere dello Sport, testet e reja dje (e enjte) kanë zbuluar se suedezi duhet të kthehet në kohë për dy ndeshjet e mëdha në fillim të korrikut.

Lexo po ashtu Ibrahimovic shpreson të kthehet në ndeshjen ndaj Juventusit

Milani është planifikuar të përballet me Lazion në Olimpico më 4 korrik dhe të presë Juventusin tre ditë më vonë.

Kjo do të thotë që veterani mund të humbasë katër ndeshjet fillestare pas pushimit, përfshirë edhe ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales kundër Juventusit në Coppa Italia.

Gazeta tregon se Ibra do t’i nënshtrohet një kontrolli të ri brenda 10 ditëve dhe do të qëndrojë në Itali kësaj radhe. /Telegrafi/

Exit mobile version