Zlatan Ibrahimovic edhe zyrtarisht është një futbollist i Milanit.
Sulmuesi suedez është prezantuar në Milanello nga drejtuesit e klubit.
38-vjeçari ka nënshkruar një kontratë gjashtë mujore ku do të fitojë 3,5 milionë euro, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Ish-anëtari i Interit, Juentusit, PSG-së, Barcelonës e Manchester United ka zgjedhur fanellën me numër 21 te Milani.
“Si shumë vite më parë në të njëjtin vend. Jam i lumtur dhe shumë i emocionuar”.
“Unë gjithmonë kam thënë se kjo është shtëpia ime. Kam qenë në shumë klube, por e rëndësishme është që jam përsëri këtu”, ka përfunduar suedezi.
Ibrahimovic që nga nesër do të jetë nën urdhërat e trajnerit Stefano Pioli në stërvitje. /Telegrafi/