Zlatan Ibrahimovic ka garantuar se do të luajë për aq sa mundet pasi u rikuperua nga një lëndim në gju.
Sulmuesi 36 vjeçar u thotë tifozëve që të kënaqen me prezencën e tij derisa është pjesë e klubit.
Suedezi ka shënuar 12 gola në 11 ndeshe në MLS.
“Le të shohim sepse ndihem shumë i gjallë përsëri”.
“E pata lëndimin, njerëzit më harruan, por u tregova të gjithëve se jam i gjallë”.
☔☔☔ pic.twitter.com/uBpWWRXXDi
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) July 22, 2018
“Ndihem mirë, ndihem i freskët dhe i lumtur. Më pëlqejnë bashkëlojtarët”.
“Dua të ndihmoj klubin. Dua të ndihmoj njerëzit përreth. Dua të ndihmoj bashkëlojtarët që të fitojnë”.
“Unë dua atë që bëj dhe dua ta bëj për aq gjatë sa mundem. Por, unë nuk jam ende afër pensionimit dhe po ndihem mirë”, potencoi Ibrahimovic. /Telegrafi/