Zlatan Ibrahimovic thuhet se po e mendon pensionimin nga futbolli me të përfunduar ky sezon.
Sulmuesi suedez ka kontratë me Milanin deri më 30 qershor dhe më pas do të mbyllë karrierën e tij.
38-vjeçari iu bashkua Rossonerëve në janar si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me La Galaxy kishte skaduar.
Spotmediaset raporton tani se Ibra dëshiron që të futet në rolin e trajnerit, por fillimisht duhet të ndjekë kursin për t’u certifikuar nga FIFA.
Madje në mediat italiane raporton se sulmuesi suedez do të qëndronte te Milani edhe për një vit, mirëpo është i nervozuar me shkarkimin e Zvonomir Boban pak javë më parë.
Kështu, Ibrahimovic pritet të jetë trajneri më i ri që i futet kësaj aventure, e që mund të ketë shuam sukses duke ditur për punën dhe qëndrimin e tij. /Telegrafi/